Manchester City kalon në gjysmëfinale të Kupës FA

Manchester City ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale të Kupës FA, pasi eliminoi sot Southamptonin.

Ndeshja e zhvilluar në “St. Mary’s Stadium” ka përfunduar me rezultatin 1:4.

Raheem Sterling, Kevin De Bruyne, Phil Foden dhe Riyad Mahrez shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Kurse, golin e vetëm vendasve ia dhuroi Aymeric Laporte pasi shënoi një autogol.

Armando Broja u aktivizua nga minuta e 63-të te Southamptoni.

Manchester City kundërshtarin në gjysmëfinale do ta mësoj më 20 mars, pas hedhjes së shortit./Rahoveci info/

Lajmet Manchester City kalon në gjysmëfinale të Kupës FA >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!