PDK thotë se po rikthehet fuqishëm në Gjermani

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se po rikthehet fuqishëm në Gjermani.

Tubimi i kësaj partie është mbajtur sot në Rosenheim të Bavarisë.

“Sot, nën përkujdesjen e Departamentit për Diasporë dhe me një punë të palodhshme të aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Rosenheim të Bavarisë është mbajtur tubimi mashështor i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili shënon fillimin e organizimit të madh të PDK-së në Gjermani, me struktura dhe nënstruktura, brenda të cilave do të jenë të angazhuar shumë veprimtarë”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Facebook.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica tha se PDK-ja do të jetë veçanërisht zëri i grave, përcjell Klankosova.tv.

“Rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, fillon pikërisht me rikthimin e saj në Diasporë. PDK-ja do të jetë zëri i shumë veprimtarëve të devotshëm, zëri i anëtarësisë, i rinisë dhe veçanërisht zëri i grave, të cilët me investimin e dijes dhe kapitalit, do të jenë shpresë e perspektivës së zhvillimit të vendit”, është shprehur Reçica.

Lajmet PDK thotë se po rikthehet fuqishëm në Gjermani >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!