UNICEF: Fëmijët ukrainas në rrezik trafikimi, 500 prej tyre e lëshuan vendin të pashoqëruar

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, ka paralajmëruar se fëmijët që ikin nga lufta në Ukrainë përballen me një rrezik të shtuar të trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore.

Sipas UNICEF, 1.5 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i invazionit rus, ku në mesin e tyre 500 janë të pashoqëruar me prindërit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

“Lufta në Ukrainë po çon në zhvendosje masive refugjatësh, kushte që mund të çojë në një rritje të konsiderueshme të trafikimit të qenieve njerëzore dhe një krizë akute të mbrojtjes së fëmijëve”, tha Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan.

Khan u ka bërë thirrje qeverive të vendeve që tashmë janë strehuar refugjatët ukrainas që të marrin masa për t’i mbajtur ata të sigurt, sepse sipas tij, ata janë jashtëzakonisht të cenueshëm ndaj ndajres nga familjet e tyre, përfshirë këtu edhe trafikimin.

 

Lajmet UNICEF: Fëmijët ukrainas në rrezik trafikimi, 500 prej tyre e lëshuan vendin të pashoqëruar >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!