Giresse i gatshëm për debutim te Kosova: Objektivat në Ligën e Kombeve janë maksimale

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse, ka thënë të hënën se është i gatshëm për të debutuar në krye të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Prishtinë, Giresse deklaroi se ky grumbullim do t’i shërbejë për t’u njoftuar me lojtarët, raporton Ekonomia Onlline.

Kosova më 24 mars luan në Prishtinë ndaj Burkina Fasos, kurse pesë ditë më vonë në Zuerich përballet me Zvicrën.

Ai tha se është shumë normale për një trajner të ri që t’i njoh kapacitet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën.

“Pas publikimit të listës së lojtarëve për këto dy ndeshje, me rëndësi është njoftimi më lojtarët, që të njihemi së bashku, pastaj të njoftohen me mënyrën e organizimit, punës dhe si do të funksionojmë në këto dy miqësore. Padyshim, do të tentojmë të ftojmë pothuajse të gjithë lojtarët e ftuar. Është shumë normale për një trajner të ri që t’i njoh kapacitet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën. Duhet të vazhdojmë me dinamikën e ekipit aty ku ka mbetur. Secili lojtar duhet ta tregojë veten në lidhje me objektivat që i kemi para vetes”, ka thënë Giresse.

Në konferencën për shtyp, Giresse ka thënë se sulmuesi Emir Sahiti që është ftuar për herë të parë te Kosova, do të mungojë për shkak të lëndimit dhe pritet të zëvendësohet.

“Po ashtu, sot do të mbajmë një stërvitje prej orës 18:30, ndonëse nuk u planifikua”, është shprehur Giresse, që ka folur edhe për situatën e Leart Paqaradës.

“Jam i informuar që ka ndodhur një problem me lojtarin, do të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen. Do të duhet të njihem më shumë me lojtarët dhe ka gjasa që të ftohet edhe ai”.

Giresse ka thënë se dy miqësoret e këtij muaji, do t’i shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për Ligën e Kombeve, e cila nis në muajin qershor. Ndërsa, sa i përket objektivave në këtë ligë, Giresse tha se ato janë maksimale.

“Janë dy ndeshje që na shërbejnë të përgatitemi sa më mirë për Ligën e Kombeve, në të cilën do të futemi me ambicie maksimale”, u shpreh Giresse.

Lajmet Giresse i gatshëm për debutim te Kosova: Objektivat në Ligën e Kombeve janë maksimale >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!