Giresse mban nesër konferencë për media

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, nesër do të mbajë konferencë, në kuadër të grumbullimit për dy miqësoret kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Derisa stërvitja e parë do të mbahet me 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.

Giresse gjatë ditës së premte ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e marsit.

Francezi u emërua trajner i Kosovës, një muaj më parë, i cili ka nënshkruar kontratë deri në nëntor të vitit 2023. /Rahoveci info/

Lajmet Giresse mban nesër konferencë për media >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!