Isufi: Qeveria duhet t’i kontaktojë ekspertët që të nxirren përfundimet e duhura për demarkacionin (VIDEO)

Katër vjet më parë ishte ratifikuar Marrëveshja për demarkimin e kufirit mes Kosovës e Malit të zi, pas shumë dështimeve që shkaktoheshin si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita e atëhershme.

Ndërkaq tash kryeministri Albin Kurti po thotë se për këtë marrëveshje, po pret formimin e qeverisë së re në Mal të Zi.

E lidhur me këtë çështje, sot në Info Magazine foli profesori Florim Isufi, njëherësh ish-anëtar i Komisionit për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se Kosova ka çka t’i ofrojë palës malazeze në një takim potencial për të ecur përpara drejt Marrëveshjes së Demarkacionit.

Tutje ai theksoi se edhe Qeveria Kurti duhet t’i kontaktojë ekpsertët për të arritur deri në përfundimet e duhura për këtë çështje.

Më shumë detaje, ndiqni prononcimin e tij më poshtë:

 

 

Lajmet Isufi: Qeveria duhet t’i kontaktojë ekspertët që të nxirren përfundimet e duhura për demarkacionin (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!