Lufta në Ukrainë, Biden do të udhëtojë në Poloni të premten

Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Varshavë, Poloni të premten, pas takimeve të tij në Bruksel, Belgjikë me aleatët e NATO-s, G7 dhe liderët e Bashkimit Evropian, thuhet sipas një deklarate nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Biden do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, po i përgjigjen krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut që ka krijuar lufta e Rusisë kundër Ukrainës”, tha Psaki.

 

Lajmet Lufta në Ukrainë, Biden do të udhëtojë në Poloni të premten >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!