Mjekësorët në Skenderaj protestojnë 20 minuta kundër dhunës (VIDEO)

Mantelbardhët dolën të hënën para Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Skenderaj, për protestë 20-minutëshe.

Në këtë mënyrë ata shprehën shqetësimin për sulmin ndaj një kolegu të tyre me 15 mars nga familjari i një pacienti.

Si pasojë e sulmit fizik, një infermier mori ndihme mjekësore.

Shqetësuese për ta është edhe fakti se me situata të ngjashme po përballen edhe kolegët e tyre në gjithë Kosovën.

Ndërsa, nga policia për rajonin e Mitrovicës thanë se kanë arrestuar një person për këtë rast. I njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmet Mjekësorët në Skenderaj protestojnë 20 minuta kundër dhunës (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!