Për vetëm 134 ditë, Xavi e transformoi Barcelonën – dëshmia ishte el Clasico

Se Xavi Hernandez e ka transformuar Barcelonën, u pa edhe në derbin me Real Madridit që u luajt në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Blaugranasit fituan 4-0 ndaj Los Blancos në Santiago Bernabeu, duke shënuar dy në të parën dhe dy gola të tjera në pjesën e dytë.

Skuadra katalunase po kalon nëpër një super formë, gjë që nuk e kishte me Ronald Koemanin që bëri që skuadra të garon aktualisht në Ligën e Evropës, shkaku që nuk ia doli as të kalonte fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, që kur u emërua Xavi si trajner, Barcelona është këndellur në të gjitha aspektet dhe këtë e dëshmuan edhe sonte.

Atmosfera në zhveshtore, taktikat, nënshkrimet, marrdhënia me lojtarët dhe bordi, ka bërë që rezultati 4-0 në Madrid të jetë dëshmi e gjitha këtyre ta arriturave.

Të mendosh se brenda 134 ditëve të bëhet ky ndryshim kaq i thellë dhe të rikthehen nga mesi i tabelës për në krye të saj, natyrisht se ju befason.

Lajmet Për vetëm 134 ditë, Xavi e transformoi Barcelonën – dëshmia ishte el Clasico >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!