Rusia heq dorë nga bisedimet me Japoninë për traktatin e paqes

Rusia i ka braktisur bisedimet me Japoninë që kanë për synim nënshkrimin e një traktati formal paqeje, sepse Japonia i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.

Të dyja shtetet janë në konflikt që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi ishujt e vegjël të njohur në Rusi si Kurilet Jugore dhe në Japoni si Territoret Veriore. Ata shtrihen në ishullin verior të Japonisë, dhe u pushtuan nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se masa e vendosur përkohësisht i ndalon diskutimet për projektet e përbashkëta ekonomike për ishujt dhe i ndalon vizitat pa viza në to nga qytetarët japonezë.

“E gjithë përgjegjësia për dëmtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të interesave të vetë Japonisë i takon Tokios zyrtare, e cila qëllimisht zgjodhi të ndjekë një rrugë anti ruse”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Rusia heq dorë nga bisedimet me Japoninë për traktatin e paqes >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!