Spitali i Pejës: 18 të lënduar nga aksidenti në Klinë, gjendja e tyre është stabile

Në mesin e 18 të lënduarve nga aksidenti mes katër veturash në Grabanicë të Klinës, janë edhe dy gra shtatzëna.

Spitali i Pejës, përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje për gjendjen e pacientëve të lënduar.

“Ndonëse është herët për konstatime gjendja e të lënduarve aktualisht është stabile dhe besojmë jashtë rrezikut për jetë. Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdesin e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se deri më tani 3 pacientë janë dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi.

Lajmet Spitali i Pejës: 18 të lënduar nga aksidenti në Klinë, gjendja e tyre është stabile >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!