Andrra emocionon me urimin për të birin!

Djali i këngëtarit Sinan Hoxha dhe Andrra Destanit, Ayan Hoxha ka festuar dje ditëlindjen.

Prindërit e Ayanit janë përkujdesur që i vogli i tyre të ketë një festë të veçantë të cilën do ta ketë kujtim përgjithmonë.

Pamje nga festa u publikuan mbrëmë e sot, ku dukej çdo gjë e kuruar deri në detajin e fundit.

Mami Andrra i ka bërë një urim shumë të ëmbël Ayanit.

“Kam jetuar mes privilegjesh shpirterore qe jeta s’mi ka refuzuar prej vitesh, por lajmi se brenda meje rreh nje tjeter zemer, vershoi nje lume emocionesh qe s’me shteruan kurre e me lane te kuptoja se magjia e jetes s’me ishte kursyer serish. Ti m’i perkedhelje endrrat embel, teksa une te mendoja ne me te voglin detaj! E jetoj ende castin e shenjte, kur per te paren here t’i pashe syte e lotuar, qe buronin edhe ne zemren time nga bekimi i ardhjes tende ne jete! Nje moment lumturie qe do ta mbaj perjetesisht te fresket, afer zemres! Sot, mbaj ne duar amanetin e Zotit, thesarin e cmuar te shpirtit, driten e syrit qe me ngroh edhe ne diten me te akullt..”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ndryshe, Sinani dhe Andrra kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2015, janë prindër të Ansit dhe Ayanit./21Media

Lajmet Andrra emocionon me urimin për të birin! >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!