Avokatët thonë që Salih Mustafa s’ka asnjë faj (VIDEO)

Në Gjykatën Speciale të Hagës sot u mbajt seanca e radhës gjyqësore ndaj Salih Mustafës.

Avokati i tij, Julius Von Bone, i kërkoi trupit gjykues që ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpallet i pafajshëm, pasi siç tha, Mustafa asnjëherë nuk ka ndaluar ndonjë person apo maltretuar dikë, siç thotë aktakuza.

Megjithatë, ai ka thënë se do të sjellë dëshmitarët të cilët do të tregojnë se ku ka qenë Salih Mustafa dhe cila ka qenë situata atë kohë në Zllash, vend ky në të cilin prokuroria pretendon se janë kryer krimet.

Lajmet Avokatët thonë që Salih Mustafa s’ka asnjë faj (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!