Krasniqi për Qeverinë Kurti II: Qytetarët e kanë të vështirë ta lidhin muajin me muaj, shkak mosrritja e pagave

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti II, ka qenë e paaftë për të lexuar çdo situatë, për ta menaxhuar secilën krizë që vie në Kosovë.

”Faji i tij dhe përgjegjësia e tij është mungesa e menaxhimit të krizës”, është shprehur Memli Krasniqi në Rubikon me Adriatik Kelmendin, për Albin Kurtin si kryeministër, njofton klankosova.tv.

Ndërkaq në lidhje me publikimet e Vetëvendosjes e cila rëndit sipas tyre të arriturat e qeverisjes së drejtuar nga ta, kreu i PDK-së, u shpreh se një gjë e tillë s’ka të bëjë asgjë me mbështetjen direkte për qytetarin e Kosovës.

”Këto janë parulla, janë sllogane. Ju më tregoni çfarë mbështetje direkte ka pasur për qytetarët Qeveria Kurti?”, pyeti lideri i PDK-së.

”Qytetarët sot e kanë vështirë që ta lidhin muajin me muaj për shkak se asnjë rritje e pagave nuk ka ndodhur, asnjë ndihmë nuk ka ndodhur. Subvencionim i KEDS-it. Mjetet që ka nda Qeveria e Kosovës nuk ua jep qytetarëve por ua jep KEDS-it. Kjo do të kalojë. Kur të përfundojë viti tarifor, s’do ketë më subvencionim as për KEDS-in, e këtë do ta paguajnë qytetarët e Kosovës”.

Tutje, Krasniqi përmendi edhe vettingun dhe konfiskimin e pasurisë, për të cilin process thotë se Qeveria Kurti vetëm po e end herë në Venezia e herë në Parlamentin e Kosovës për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë, njofton klankosova.tv.

”Vetting dhe konfiskim i pasurisë – Çka ka ndodhë prej tyre? – Këto as në procedurë nuk janë. Herë po sillen në Venedik, herë në Parlament me mosmarrëveshje. I kanë pesë forma të ndryshme, për të cilat ende s’kanë vendos çka me bo”.

”Kurrë në Kosovë nuk ka pasë më pak shumë të dëmeve buxhetore. Përqindja e investimeve kapitale e ka rritë minimumin. Vaksinimi – sot jemi mirë me vaksinim, por të fundit kemi qenë deri vonë. E vlerësoj shumë emancipimin e shoqërisë kosovare që ka pranuar vaksinimin dhe i ka dhënë besim shkencës”.

 

 

Lajmet Krasniqi për Qeverinë Kurti II: Qytetarët e kanë të vështirë ta lidhin muajin me muaj, shkak mosrritja e pagave >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!