Latifi në Turqi, viziton pacientët kosovarë që po trajtohen në spitalin e Ankarasë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latfi, është duke qëndruar për vizitë në Turqi, sot ai ka vizituar spitalin shtetëror të Ankarasë.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se ky spital ka kryer shërbime të ndryshme për shumë qytetar të Kosovës.  Latifi, gjatë kësaj vizite e takoi qytetarin nga Kosova, respektivisht nga Peja, A.K., i cili kishte  shkuar në atë spital për shërim.

Latifi i uroi shërim të shpejtë dhe falënderoi stafin shëndetësor të këtij spitali për kujdesin e treguar.

Ministri u njoftua me nikoqirët e spitalit me menaxhimin, punën, angazhimet dhe për kujdesin e lartë shëndetësor që ofrohet për pacientët të kërkojnë shërbime në këtë spital.

Ai u shpreh se është i gatshëm për bashkëpunim dhe se institucioni që drejton ai, ka në qendër të shërbimit pacientin dhe se sukseset mund të arrihen vetëm me punë dhe angazhim, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Latifi në Turqi, viziton pacientët kosovarë që po trajtohen në spitalin e Ankarasë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!