”Pyjet nuk kanë dëmtime të mëdha dhe po i mbikëqyrim mirë”, thotë Bekteshi

Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, tekniku i pyjeve, Nexhmedin Bekteshi, ka thënë se puna që bëhet në ruajtjen e pyjeve në zonën e Prishtinës është e mirë.

“Për neve gjithçka është e natyrshme, dhe mendojmë se kemi raste kur edhe ditën, por edhe natë që dalim në ora 03:00 të natës kemi fletëparaqitje që i kemi bërë për keqpërdoruesit e pyjeve. Mundohemi t’i ruajmë sa më mirë”, ka thënë Bekteshi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Ai përmendi bashkëpunimin e mirë me qeverinë e kaluar lokale si dhe me atë pasuese të Prishtinës, dhe thotë se edhe qytetarët bëjnë raportime.

Mirëpo, një punë të madhe, sipas tij, e bën ekipi në terren që përkujdeset t’i parandalojë apo kapë keqbërësit.

“Ne merremi më shumë me shtimin e rëndësisë së pyjeve publike. Pyjet private janë pronë private, dhe janë disa kritere ku ata kanë të drejtë t’i prenë drunjtë. Ne jemi mbikëqyrës që mbikëqyrim se a është duke u trajtuar në mënyrën e duhur”.

“Pyjet janë shumë të mira, ne i kemi pyjet shumë të mira, ku nuk ka dëmtime të mëdha, ka keqpërdorues por edhe nëpër fshatra nuk kanë mbetur shumë”.

Bekteshi ka përmendur një rast ku është dashur ta ndjekin një keqbërës me veturë private, pasi vetura e inspektimit ishte e dallueshme, dhe mund t’ua vështirësonte kapjen e tij.

“Kemi pasur rastet me kolegët e mi, që i kemi përcjellë me veturë të shtetit ,dhe vetura e shtetit dallohet, andaj jemi detyruar të marrim veturë private edhe me e përcjellë në ora 12:00 të natës. Ai ka dashur të na ikë, kemi pasur pak problem, por ndonjë ballafaqim me ta s’kemi pasur”.

Ai tha se zona e Prishtinës qëndron më mirë dhe se pyjet janë në gjendje të mirë, mirëpo edhe në përgjithësi, ndonëse e quan punën e vet të rrezikshme, thotë se situata me keqpërdorimin e pyjeve është më e mirë se në fillimet e pasluftës.

“E rrezikshme është puna e kësaj natyre, por njerëzit janë të vetëdijesuar, edhe keqpërdoruesit janë pak”.

“Nuk është si përpara në kohën e pasluftës kur malet janë prerë më shumë. Tash ka pak raste”.

Lajmet ”Pyjet nuk kanë dëmtime të mëdha dhe po i mbikëqyrim mirë”, thotë Bekteshi >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!