Top 5 lojtarët më të paguar në Premier League – 4 janë të Man United

Manchester United ka katër nga pesë lojtarët më të paguar në Premier League.

Skuadra e United ka bërë shpenzime të mëdha në merkatot e fundit si dhe ofron paga të larta për lojtarët, ndonëse nuk po fiton trofe.

United do të jenë pa asnjë titull edhe këtë sezon, përkundër faktit se në skuadrën e tyre kanë katër prej pesë lojtarëve më të paguar në Premier League.

Cristiano Ronaldo është më i paguari në Premier League, me një pagë prej 2.63 milionë euro.

I vetmi lojtar në top 5 që nuk është i United, është Kevin De Bruyne i Manchester City, i cili fiton 2.06 milionë euro. Belgu mbanë pozitën e dytë pas Ronaldos.

Në pozitën tre, katër dhe pesë janë David de Gea me 1.93 milion, Jadon Sancho me 1.85 dhe Raphaël Varane me 1.62 milion euro pagë.

Mbetet të shihet nëse yjet e United do të vijnë në shprehje kur skuadra të ndërrojë trajnerin. /Rahoveci info/

Lajmet Top 5 lojtarët më të paguar në Premier League – 4 janë të Man United >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!