Kërkohet paraburgim për shtetasin turk që dyshohet për përfshirje në laboratorin e drogës në Suharekë (VIDEO)

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj F.U. (shtetas i Turqisë) i cili është i dyshuar në rastin e laboratorit të drogës në Suharekë.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.U. nga data e pavërtetuar e deri më 16 shkurt të këtij viti, pa autorizim, ka kultivuar bimën e hashashit, shkurres së kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve.

I njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me të pandehurit: A.R., E.M., F.M., E.D., M.V. dhe A.M., kanë kultivuar bimën narkotike brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në fshatin Shirokë të Suharekës.

Më 16.02.2022 gjatë kontrollit në këtë objekt është zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në procesin e tharjes, si dhe 2059 saksi – vazo që kishin të mbjellura bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

F.U. dyshohet se substancën e dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë, që e ka siguruar nga kultivimi i bimës narkotike, e ka ofruar për shitje apo shpërndarje personave të tjerë tani për tani të paidentifikuar.

Me këtë veprim dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Rahoveci.info kishte realizuar një kronikë, më 17 shkurt 2022, lidhur me këtë ngjarje të cilën mund ta shihni më poshtë.

Lajmet Kërkohet paraburgim për shtetasin turk që dyshohet për përfshirje në laboratorin e drogës në Suharekë (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!