Merr flakë një shtallë në Polluzhë të Rahovecit, digjet një lopë

Në fshatin Polluzhë të Rahovecit në orët e para të mëngjesit është djegur një shtallë e bagëtive. Për fat të keq, është djegur edhe një lopë që ndodhej brenda saj.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 06:00 te mengjesit Stacioni policor ne Rahovec është informuar lidhur me një rast incident zjarri ne fshatin Polluzhë .

Patrulla e policisë së bashku me njësitin e zjarrëfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka raportuar se është djegur një shtallë me dimenzione rreth 10x5m. me ushqim te bagëtive dhe brenda në shtallë edhe një lopë . Sipas ankuesit dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si pasoj e ndonjë defekti të rrjetit elektrik.

Gjithashtu eshtë njoftuar edhe inspektori i zjarreve si dhe përgjegjësi i KEDS-it të cilet do të dalin në vendin e ngjarjes . Zjarri është lokalizuar ( shuar ) në tërsi nga njesiti i zjarrfikesve , dëmet materiale për momentin nuk dihen , persona të lënduar nuk ka pasur” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!