“Molla e kuqe” avioni i parë turk pa pilot

Prodhuesi kryesor turk i dronëve ‘Baykar’ ka prezantuar një prototip të dronit turk të quajtur ‘Bayraktar Kizilelma’ (Molla e Kuqe), të cilin kompania e ka zhvilluar me burime vendore.

Duke zhvilluar dronin ‘Bayraktar TB2’, i cili përfaqëson një ndryshim rrënjësor në teknologjinë e luftës, Baykar ka lënë pas një fazë të rëndësishme në studimet e avionëve luftarakë pa pilot, ndërsa prototipi i parë i një avioni të tillë tashmë ka hyrë në linjën e integrimit.

‘Bayraktar Kizilelma’ me manovrat e tij agresive dhe inteligjencën artificiale të avancuar do të jetë ndër elementët më të fortë të forcave të sigurisë në fushën e betejës në të ardhmen.

Shefi i teknologjisë së Baykar, Selcuk Bayraktar, ka njoftuar se ky projekt i sistemit luftarak të dronëve Baykar (MIUS) quhet ‘Bayraktar Kizilelma’.

“Pas tre vitesh e gjysmë, peshqit më të mëdhenj dhe më të shkathët kanë hyrë në linjën e prodhimit”, shkruan Bayraktar në rrjetet sociale. /Rahoveci.INFO/

ETC e rregullt

Lajmet “Molla e kuqe” avioni i parë turk pa pilot >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!