Përgjigje ndaj akuzave të Berat Buzhalës se Rahoveci.info ka vjedhur lajm nga Nacionale

Portali Klankosova.tv sqaron se akuza publike e bërë nga Berat Buzhala, drejtor i portalit Nacionale, për vjedhje të lajmit lidhur me rrëzimin e një droni në Mitrovicë, është e pabazë. Akuzën z. Buzhala e ka bërë në llogarinë e tij personale në Facebook.

Televizioni Rahoveci.info, ku bënë pjesë edhe portali me emrin e njëjtë, pak pas orës 14:00 të ditës së sotme, është informuar për rastin nga një shikues, banor i zonës ku ka rënë fluturakja.

Për në vendin e ngjarjes, menjëherë është nisur ekipi televiziv, ndërsa stafi në Prishtinë ka provuar të konfirmojë informatën në kanale zyrtare, meqë qytetari, për shkak të masave të sigurisë të vendosura nga policia, e kishte të pamundur të dërgonte ndonjë fotografi.

Pas rikontaktit me këtë të fundit dhe ripohimit të tij për rastin, redaksia e portalit vendosi që ta publikojë lajmin, e kjo doli të jetë pak minuta pasi Nacionale veçse kishte dalë me lajmin e shoqëruar me foto.

Në lajmin e vet Klankosova.tv solli informata që nuk i kishte Nacionale në “ekskluziven” e saj. Lexuesve iu bë me dije se rasti ka ndodhur në lagjen Bair dhe se fluturakja kishte një gjatësi prej 2 metrash. Dhe me këtë arsyetim, krahas njoftimit se është “Lajmi i fundit”, u vlerësua se mund të përdoret edhe cilësori “ekskluzive”.

Pra lajmi i Klankosova.tv ka më shumë informacione se ai i Nacionales, që sipas Buzhalës, është origjinali. I mungon vetëm fotografia.

 

 

 

Lajmet Përgjigje ndaj akuzave të Berat Buzhalës se Rahoveci.info ka vjedhur lajm nga Nacionale >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!