400 mjekë të rinj i kërkojnë Latifit që ta zgjidhë çështjen e specializimit

400 mjekë të rinj nga Kosova, kryesisht specializantë përmes një letre të cilës ia kanë dërguar Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, i kanë kërkuar që të zgjidhë çështjen e specializimit.

“Kjo letër ka për qëllim të kërkojë me dashamirësi nga ministria juaj që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm drejt zgjidhjes së çështjes së mbylljes së specializimit për ne, të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në letër.

Tutje thuhet se është koha e fundit që të fillohet më në fund të respektohet “dinjiteti i mjekëve tonë e në mënyrë që të sigurojmë të ardhme më të mirë dhe të pengohet egzodi i mjekëve në vendet e huaja”.

Letrën ministrist të Shëndetësisë ia ka dorëzuar Sadri Mujaj në emër të mjekëve.

Më poshtë letra e plotë:

I nderuar Ministër,

Dikush i mençur dikur tha: “Mos i jepni popullit atë që ata duan, por atë që ata kanë nevojë.”

“Fjalët e vitit të kaluar i përkasin gjuhës së vitit të kaluar, fjalët e vitit të ardhshëm presin një zë tjetër, për t’i dhënë fund është koha për të bërë një fillim te ri “.

Kjo letër ka për qëllim të kërkojë me dashamirësi nga ministria juaj që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm drejt zgjidhjes së çështjes së mbylljes së specializimit për ne, të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës.

Kosova është një vend i vogël por i pasuruar me aftësi dhe edukim të duhur nga të rinjtë. Shumë prej nesh, mjekë të rinjë, studiuan dhe luftuan fort për nota më të mira dhe njohuri më të thella gjatë studimeve.

Pika e parë ka përfunduar dhe ne jemi kurorëzuar me titullin e nderit Doktor i Mjekësisë. Një titull që ne e mbajmë çdo ditë me krenari dhe nder të thellë. Megjithatë, nevoja për ekspertizë të mëtejshme në vend mbetet të jetë shumë e lartë duke pasur parasysh daljen në pension të shumicës së profesorëve tanë.

Një faktor tjetër vendimtar që krijon një hendek të madh në kërkesën kundrejt ofertës për fuqi punëtore të kualifikuar në sistemin shëndetësor është padyshim tendenca e emigracionit që vazhdon të rritet çdo ditë. Kufizimi i vendeve të specializimit nuk i ndihmon aspak vendit.

Jemi shumë të bindur se uria për njohuri më të thella nga ana jonë dhe kolegët tanë po rritet çdo ditë e më shumë. Më poshtë do të listoj disa statistika që kemi mbledhur nga institucionet përkatëse në lidhje me kërkesën që rritet çdo ditë dhe furnizimi me fuqi punëtore përkatëse të kualifikuar në sistemin shëndetësor mbetet ende shumë i shkurtër.

• Vetëm gjatë periudhës janar-shkurt 2022, 50 mjekë të rinj janë larguar nga vendi drejt vendeve të BE-së.
• Kirurgjia plastike – 13 studentë të pranuar, 10 aktivë dhe në punë.

• Pediatria – 84 studentë të pranuar, 11 nuk janë paraqitur dhe 6 janë larguar tashmë.

• Neurologji – 27 studentë të pranuar, vetëm 9 aktivë dhe në punë.

• Anesteziologji – 44 studentë të pranuar, 4 nuk janë paraqitur dhe 15 janë larguar tashmë.

Ne e pranojmë strategjinë dhe zhvillimet pozitive që ju dhe kabineti juaj keni sjellë deri tani. Ne e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj të thellë të shkencës, temave të medicinës dhe kontekstit lokal. Prandaj, ju lusim që kërkesën tonë për rihapjen e specializimit në rastin e parë ta konsideroni si kërkesë dhe për përfitimin e përgjithshëm të sistemit shëndetësor, e shtetin tone.

Eshte koha e fundit që të fillohet më në fund të respektohet dinjiteti i mjekëve tonë e në mënyrë që të sigurojmë të ardhme më të mirë dhe të pengohet egzodi i mjekëve në vendet e huaja. Shpresoj se do të gjeni mirkuptim dhe do të na përkrahni në kërkesën tonë e për një përspektivë më të mirë të shëndetësisë Kosovare .
Paraprakisht ju faleminderit më shpresë që kërkesën tonë do ta shqyrtoni me prioritet.

Me shumë respekt do të ju kërkonim që të përgjigjeni dhe të tregoni hapat që qeveria juaj do të ndërmarrë për të trajtuar këtë çështje me rëndësi.

 

Lajmet 400 mjekë të rinj i kërkojnë Latifit që ta zgjidhë çështjen e specializimit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!