Çollaku rrëfen për takimin me Thaçin në Hagë, dhe si e përjetoi vdekjen e mikes së Kosovës, Albright (VIDEO)

Bekim Çollaku, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është takuar me të, mëngjesin e sotëm, para se të fillonte konferenca e radhës në ecurinë e çështjes nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka thënë se sot temë thelbësore e diskutimit me Thaçin, përveç evokimit të kujtimeve nga përjetimet dhe ngjarjet e shënuara 23-vjet më parë, ishte edhe vdekja e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Presidenti me të kishte shumë momente të rëndësishme që kanë qenë të ndërlidhura në mënyrë determinuese me fatin e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës. Të lidhura me lirinë, dhe me shtetndërtimin e Kosovës, natyrisht kjo ngjarje e hidhur e kishte prekur tej mase presidentin Hashim Thaçi, dhe ndjehej jashtëzakonisht i pikëlluar dhe i mërzitur që Kosova dhe presidenti Thaçi ka humbur miken më të devotshme që është meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Çollaku.

“Aty u diskutuan shumë gjëra, ajo çfarë më bëri edhe mua të prekem ishte momenti ku presidenti shprehi keqardhjen e tij të thellë që rrethanat aktuale, paraburgosja e tij, mbajtja e tij në Hagë, ia pamundëson që t’i bëjë një shërbim të fundit kësaj mike të madhe të Kosovës, me prezencën e tij fizike në ceremoninë e saj të varrimit që do të organizohet në ShBA, dhe duke qenë prapa grilave presidenti [Hashim Thaçi] do ta ketë të pamundur që ta dërgojë një mesazh mirënjohje, një lule tek varri i Albright. Besoj se të gjithë familjarët dhe miqtë e saj do ta mirëkuptojnë mungesën e Thaçit në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast”, ka thënë Çollaku.

Lajmet Çollaku rrëfen për takimin me Thaçin në Hagë, dhe si e përjetoi vdekjen e mikes së Kosovës, Albright (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!