Jovanoviq: Jam i vetëdijshëm që Kosova është krejtësisht e pavarur dhe Serbia duhet ta njohë

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanoviq, deklaroi se është plotësisht i vetëdijshëm që Kosova është krejtësisht e pavarur nga Serbia tashmë me vite dhe se është i sigurt që serbët e Kosovës janë pengje të pamundësisë në Beograd, e që sot transmetohet në mënyrë tjetër, e gjatë viteve 90-të shfaqej ndryshe.

“Sado që për dikë kjo pamje është e rëndë për t’u parë, ajo është reale dhe jeta nuk guxon të injorohet”, deklaroi ai gjatë një interviste televizive në Prishtinë.

Politikani serb po ashtu u shpreh se nuk e di në çfarë gjuhe t’ia shpjegojë shoqërisë së tij që Serbia e para duhet ta njohë Kosovën, dhe mbi faktin që mori pjesë në krijimin e shtetit të Kosovës, të ndërtojë të drejtën e saj në njëfarë jete normale së serbëve të Kosovës në të ardhmen e këtij vendi.

 

Lajmet Jovanoviq: Jam i vetëdijshëm që Kosova është krejtësisht e pavarur dhe Serbia duhet ta njohë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!