Kuvendi e nis seancën me një minutë heshtje në nderim të Madeleine Albright

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Seanca ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila dje ndërroi jetë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca tha që kontributi  i saj ka qenë “i çmueshëm dhe i pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Ajo së bashku me presidentin Clinton gjatë mandatit të dytë presidencial ku shërbeu si sekretare e shtetit  – ishin forca kryesore botërore shtytëse për ndaljen e gjenocidit që po bëhej prej shtetit serb mbi popullin e Kosovës”, tha Konjufca.

“Prandaj për shkak të lidhjes së dy popujve dhe pikëllimit që kemi për Albrightin propozoj që si deputetë ta nderojmë zonjën Albright me një minutë heshtje”, ka thënë ai.

 

 

Lajmet Kuvendi e nis seancën me një minutë heshtje në nderim të Madeleine Albright >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!