Kupa e Botës 2022: Janë kualifikuar deri më tani, 20 shtetet

Me kualifikimin e Kanadasë, Ekuadorit dhe Uruguait, tashmë 20 skuadra e kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës që zhvillohet në Katar në fund të vitit.

Kanë mbetur edhe 12 pozita të lira, që do të mbushen së shpejti.

Evropa do të ketë edhe tri ekipe në Botëror dhe fati i tyre mësohet të martën e ardhshme kur do të luhen finalet e play-offit.

Këto janë të gjitha ekipet që e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror:

Katari
Gjermania
Danimarka
Brazili
Franca
Belgjika
Kroacia
Spanja
Serbia
Anglia
Zvicra
Holanda
Argjentina
Irani
Korea e jugut
Japonia
Arabia Saudite
Kanada
Ekuador
Uruguai. /Rahoveci info/

Lajmet Kupa e Botës 2022: Janë kualifikuar deri më tani, 20 shtetet >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!