Takimi i Komisionit të Shëndetësisë së Kosovës dhe atij të Shqipërisë fillon me një minutë heshtje për Albright

Tashmë ka filluar takimi i Komisionit të Shëndetësisë së Kosovës me atë të Shqipërisë.

E fillimi i tij u bë me një minut heshtje, për nder të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq dy ditë më parë.

Kjo gjë u kërkua nga Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Fatmire Kollçaku, përcjell Klankosova.tv.

“Kosova është në ditë zie për mikeshën e Kosovës Madeleine Albright, e cila ka bërë ka bërë shumë për popullin tonë dhe për vajzat dhe gratë në gjithë botës, prandaj ta nisim këtë takim me një minut heshtje”, u shpreh ajo.

Lajmet Takimi i Komisionit të Shëndetësisë së Kosovës dhe atij të Shqipërisë fillon me një minutë heshtje për Albright >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!