Vdes punëtori, 8 ditë pas lëndimit (VIDEO)

30-vjeçari Leutrim Dauti ka vdekur sot nga plagët e marra pas rrëzimit në vendin e tij të punës në Ferizaj, tetë ditë më parë, më saktësisht më 16 mars.

Sipas dëshmitarëve gjithçka ishte aksidentale.

Leotrim Dauti u varros gjatë të premtes në varrezat e fshatit Sllatinë e Epërme, ndërsa familjarët e tij që i vizitoi Rahoveci.info nuk pranuan të flasin asgjë në lidhje me rastin.

Njësoi veproi edhe kompania “Bardhi”, ku kishte punuar 30-vjeçari. Këta nuk dhanë asnjë sqarim se si kishte ndodhur rrëzimi i këtij punëtori dhe nëse ai ka qenë i pajisur me mjete mbrojtëse.

Lajmet Vdes punëtori, 8 ditë pas lëndimit (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!