Bekim Shyti heq copat e granatës 23 vjet pas luftës (VIDEO)

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, në kushte krejtësisht tjera e më moderne arriti t’i heqë copat e mbetura nga granata që e goditi gjatë luftës, 23 vjet më parë.

Shyti iu nënshtrua sot një operimi dhe me sukses arriti që t’i largojë mbetjet e granatës, njofton Klankosova.tv.

Shokët e tij i qëndruan pranë si gjatë luftës e ashtu edhe këtë të shtunë.

Ferid Berisha, ka publikuar pamje teksa në kushte të jashtëzakonshme lufte Bekim Shyti u trajtua pas plagosjes nga granata, teksa Shefqet Loshaj nga vizita që i bëri sot – kur operimi ishte kryer me sukses.

Lajmet Bekim Shyti heq copat e granatës 23 vjet pas luftës (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!