Biden takohet sot me presidentin polak dhe refugjatët ukrainas

Biden do të takohet me presidentin polak, do të vizitojë refugjatët dhe do të mbajë një fjalim madhor në ditën e fundit të udhëtimit në Evropë

Presidenti i Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të shtunë do të takohet me homologun e tij polak, Andrzej Duda, për të diskutuar në lidhje me krizën e refugjatëve, që erdhi si rezultat i luftës në Ukrainë.

Biden gjithashtu do të takohet edhe me refugjatët ukrainas, teksa menjëherë pas kthimit në Washington, siç ka thënë Shtëpia e Bardhë, Biden do ta mbajë një konferencë ku do ta thotë “fjalën kryesore”

Biden gjatë javës ka qëndruar në kryeqytetin evropian, Bruksel, ku bisedoi me aleatët kryesorë të ShBA-ve rreth sanksioneve globale ndaj Rusisë si shkak i luftës.

Udhëtimi i tij do të përfundojë pikërisht në Poloni, ku çështjet e sigurisë dhe kriza humanitare janë në qendër të diskutimit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë javës, Biden ka bërë të ditura edhe sanksionet e reja kundër anëtarëve të parlamentit rus, tha se ShBA-të do të pranojnë 100 mijë refugjatë ukrainas dhe foli me liderë botërorë se si do të përgjigjet bota në rast se Rusia përdorë armë kimike, biologjike ose bërthamore gjatë luftës.

 

Lajmet Biden takohet sot me presidentin polak dhe refugjatët ukrainas >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!