Investohet afro 5 milionë euro, objekti kurrkund (VIDEO)

Nga 2017 deri më sot për objektin e Emergjencës së Re në QKUK,  Ministria e Shëndetësisë  ka paguar  afër 4.5 milionë euro.

Projekt ky që tash e pesë vjet ende nuk e ka marr epilogun e një objekti spitalor, derisa tashmë ka nisur të shërbej si strehë e inventarit jo-funksional.

Ministria e Shëndetësisë për periudhën  20117-19 i dha 4.25 milionë euro operatorit ekonomik, AL-Trade, kompani kjo që i ndërpreu punimet dy muaj para afatit të përfundimit .

Edhe tentativa e dytë  për ta jetësuar këtë projekt dështoi.

Në 2020, ministri Armend Zemaj tha se këto hapësira do t’i shndërrojë  në spital-COVID.

E, për këtë u nënshkrua një kontratë e re për projektim dhe mbikëqyrje të punimeve, tenderë ky që u fitua nga ALB-ARCHITEC dhe u pagua rreth 190mijë euro nga  MSh për projektin e bërë.

Mirëpo as kjo nuk u finalizua, ngase tenderi i fazës së dytë atë për ndërtimin dhe adaptimin e këtyre hapësirave u anulua në prill të 2021, me arsyetimin se nuk ka linjë buxhetore.

Megjithatë, objekti në fjalë synohet të funksionalizohet në mandatin e ministrit Rifat Latifi, ku për këtë po punohet një projekt i detajuar dhe se Qendra e Traumës mendohet të vendoset në këtë objekt.

 

Lajmet Investohet afro 5 milionë euro, objekti kurrkund (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!