Komuna me plan konkret për strehimore për komunitetin LGBTI në një fshat të Prishtinës (VIDEO)

Prishtina shumë shpejt do të behët me një strehimore e cila do të ndërtohet vetëm për komunitetin LGBTI.

Drejtoria e Mirëqenies e Komunës së Prishtinës në programin e saj për vitin 2021 ka paraparë ndërtimin e kësaj strehimoreje për personat që i përkasin këtij komuniteti.

Për ndërtimin e strehimores janë ndarë 300 mijë euro. Nga drejtoria e Mirëqenies Sociale, Premtim Fazliu, ka bërë  të ditur se cak  i kanë personat të cilët kanë rënë pre e dhunës fillimisht në familje dhe që strehimi iu është bërë i pamundshëm.

Lokacioni është caktuar në një fshat të Prishtinës por bëhet e ditur se nuk do të bëhet publik për arsye të sigurisë.

Qeverisja e re ka filluar proceduat dhe shumë shpejt do të vazhdojnë me thirrjen për ndërtim.

Lajmet Komuna me plan konkret për strehimore për komunitetin LGBTI në një fshat të Prishtinës (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!