Njëvjetori i vdekjes së Cimës, vetura e tij ikonike dërgohet para Ministrisë së Kulturës

Sot janë bërë një vit që kur humoristi njohur kosovar, Rasim Thaçi, i njohur për publikun e gjerë si Cima, humbi betejën me COVID-19 në moshën 71-vjeçare.

Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.

Ai ka lënë pas vetës një bagazh të madh artistik me qindra skeçe të humorit.

Në njëvjetorin e vdekjes, para Ministrisë së Kulturës, u shfaq edhe vetura ikonike e artistit, ndërkaq familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij u pritën nga ministri Hajrullah Çeku, ku u kujtua veprimtaria e Cimës, njofton Klankosova.tv

Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e Rasim Thaçit, Adelina, e cila falënderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën, ndërsa shtoi se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj.

“Sa herë të kujtojmë ne në familje, e sa herë të kujtojnë njerëzit e këtij nën qielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend”, shtoi ajo.

“Rasim Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë ndërsa do të kujtohet për veprimtarinë e pasur artistike që ka lënë pas”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Lajmet Njëvjetori i vdekjes së Cimës, vetura e tij ikonike dërgohet para Ministrisë së Kulturës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!