Psikologja Prokshi: Të investsojmë së pari në edukimin tonë si prindër, më pas në fëmijën (VIDEO)

Psikologja Dafina Prokshi ishte e ftuar në emisionin “Familja ime” në Rahoveci.info, ku tregoi se sa të rëndësishme janë trajnimet psikologjike për prindërit.

Prokshi konsideron se hallka më e rëndësishme për edukimin e fëmijëve janë prindërit.

“Workshop-et apo trajnimet janë projekte me impakt social. Workshop-et e dedikuara për prindërit janë pikërisht aktivitete të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijësimit të prindërve dhe edukimin e tyre. Nuk duhet me pasë një çështje serioze apo problem serioz që me ndjek një workshop, thjesht duhet me investu në edukimin tënd së pari si prind dhe pastaj me investu tek edukimi i fëmijës”, tha ajo.

Mes të tjerash, psikologja Prokshi tha se pjesë e trajnimeve të tilla duhet të jenë të dy prindërit.

Lajmet Psikologja Prokshi: Të investsojmë së pari në edukimin tonë si prindër, më pas në fëmijën (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!