Abazoviq, pas Ulqinit, synon qeverinë në Podgoricë (VIDEO)

Mandatari për krijimin e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shprehur i bindur për fitoren e Lëvizjes Qytetare “Ura” në Ulqin, kur doli të votojë në zgjedhjet lokale.

Në këso fryme paralajmëroi edhe krijimin e qeverisë që do t’i prijë vetë, në Podgoricë. Ai tha se ekzekutivi i ri malazez do të formohet brenda 10-15 ditësh, teksa nuk do t’i ketë problem  numrat.

Në anën tjetër, kandidatët shqiptarë për kreun e Ulqinit, Omer Bajraktari nga “Ura” dhe Genci Nimanbegu nga “Forca e Re Demokratike”, e lëvduan procesin dhe fushatën zgjedhore në komunë.

Edhe ulqinakët thanë se shpresojnë se zgjedhjet do të sjellin më shumë të mira për ta.

Vendvotimet në qytetin bregdetar të dielën u vendosën kryesisht në lokale të gastronomisë, teksa identifikimi u bë në formë digjitale.

Lajmet Abazoviq, pas Ulqinit, synon qeverinë në Podgoricë (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!