Ambasadorja ukrainase në SHBA e quan Putinin kriminel lufte: Do jetë e vështirë ta drejtosh vendin nga Haga

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oksana Markarova, e ka quajtur Rusinë një “shtet terrorist të udhëhequr nga një kriminel lufte”.

“E dini, ne e kemi të qartë se Rusia është një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte, dhe ne punojmë ditë e natë dhe luftojmë ashpër për të mbrojtur vendin tonë dhe për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha Markarova për CNN, përcjell Klankosova.tv.

Ajo shtoi se “të gjithë duhet të përballen me drejtësinë”.

“Mendoj se do të jetë e vështirë ta drejtosh vendin nga Haga”, tha Markarova.

Ajo deklaroi se forcat ruse po vrasin civilë, fëmijë, po shkatërrojnë spitale, infrastrukturë civile dhe shtëpi banimi kudo.

”Është vepër e një krimineli lufte, prandaj ne hapëm një hetim në Ukrainë dhe kjo është arsyeja pse Ukraina ngriti akuza në të gjitha gjykatat ndërkombëtare. Dhe po, Vladimir Putin, së bashku me të gjithë, çdo rus që është përgjegjës, do të duhet të përfundojë në burg për shkak të kësaj”, tha Markarova.

Lajmet Ambasadorja ukrainase në SHBA e quan Putinin kriminel lufte: Do jetë e vështirë ta drejtosh vendin nga Haga >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!