Asnjë i lënduar nga djegia e autobusit

Një autobus është djegur në Hajvali të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se asnjë person nuk është lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme material”, është shprehur Ahmeti.

Lajmet Asnjë i lënduar nga djegia e autobusit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!