Haxhiu: S’ka sigurime shëndetësore deri në vitin 2024

“Deri në vitin 2024 qytetarët e Kosovës nuk do të kenë sigurime shëndetësore”.

Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu.

Sipas tij, plotësimi i Ligjit për sigurime shëndetësore është planifikuar në fund të vitit 2022.

Ai thotë se as në vitin 2023 nuk do të ketë mundësi për përgatitjen e bazës ligjore dhe infrastrukturës, duke bërë që ky ligj kaq i rëndësishëm sipas tij, të hyjë në fuqi tek në vitin 2024.

“Sipas programit legjislativ të Qeverisë plotësim-ndryshimi i Ligjit për sigurime shëndetësore është i planifikuar në fund të vitit 2022, çka na bënë me kuptuar që as në vitin 2023 nuk do të ketë mundësi që të fillohet me përgatitjen e bazës ligjore dhe infrastrukturës tjetër për implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe kjo për mua i shtyn implementimet e sigurimeve shëndetësore deri në vitin 2024”.

“Është mëse e nevojshme që të bëhet plotësim-ndryshimi për sigurime shëndetësore që të bëhet zbatimi i tij sepse ka pasur ndryshime edhe të ligjeve të tjera për TVSh. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që para fillimit të implementimit të Ligjit për sigurime shëndetësore të bëhet plotësim ndryshimi i ligjit”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka bërë kërkesë disa herë Qeverisë që të sjellë në Kuvend Ligjin për transplantimin e organeve, por një gjë e tillë nuk po merret parasysh nga partia në pushtet, raporton EO.

Këtë kërkesë ai po e arsyeton me trajtimet e shumta jashtë vendit, por edhe me ikjen e një numri të madh të ekspertëve, ku thotë se vetëm muajt e fundit janë larguar 20 mjekë.

“Unë kam apeluar që të sillet në Kuvend e që Qeveria nuk e ka paraparë Ligjin për transplantimin e organeve sepse një pjesë e madhe e buxhetit tonë shkon për transplantim të organeve jashtë vendit. Mjekët po na ikin, vetëm brenda muajit të fundit 20 mjekë janë larguar nga Kosova. Nuk ka mbështetje për profesionistë shëndetësor. Ka shumë punë për të bërë, por nuk po shohim veprim sado pak që t’iu jepet shpresë pacientëve dhe profesionistëve shëndetësor që të ofrojnë këto shërbime”, tha ai.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të ketë një plan veprimi më të rreptë në pikat hyrëse me qëllim që të mposhtet pandemia.

“Qeveria gjatë menaxhimit të pandemisë ka vepruar ad-hoc. Sipas njohurive dhe ekspertëve të epidemiologjisë do të duhet të shkohet faza e kalimit në endemi dhe gradualisht mposhtet pandemia Covid-19.

Unë do të doja të ketë një plan të veprimit nga Ministria e Shëndetësisë kur kemi raste të vogla të shkohet drejt identifikimit të atyre rasteve dhe izolimit të tyre dhe monitorimit më të rreptë në pikat hyrëse me qëllim që të kemi një mposhtje të pandemisë.

Duhet një strategji e cila po na mungon prej fillimit të pandemisë dhe të kemi plan të veprimit edhe në situatën aktuale”/EO.

 

Lajmet Haxhiu: S’ka sigurime shëndetësore deri në vitin 2024 >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!