Mot me diell, vranësira dhe shi për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë edhe për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe temperatura tipike pranverore.

Në njoftimin e lëshuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thuhet se nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikojë edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjik.

“Kjo situatë e parashikuar do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin”.

“Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe më tej në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Mot me diell, vranësira dhe shi për pesë ditët e ardhshme >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!