U prezantua me pasaportë të falsifikuar në aeroportin e Prishtinës, arrestohet shtetasi i huaj

Është arrestuar një shtetas i huaj në Aeroportin “Adem Jashari”, pasi dyshohet se është prezatuar me pasaportë të falsifikuar.

Policia ka bërë të ditur se pasaporta është sekuestruar, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve i dyshuari ka prezentuar një pasaportë të huaj e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Lajmet U prezantua me pasaportë të falsifikuar në aeroportin e Prishtinës, arrestohet shtetasi i huaj >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!