Krimineli Sasha Cvjetan mysafir nderi në qytetin e gjenocidit

Sasha Cvjetan, krimineli serb që më 28 mars 1999 e kreu masakrën mbi civilët shqiptarë në Podujevë, është pritur me nderime në Srebrenicë, një vend tjetër sinonim i krimeve të Serbisë.

Në qytetin ku më 1995 u vranë rreth 8 mijë myslimanë, e që tash drejtohet nga serbët, ish-pjesëtari I njësitit famkeq “Shkorpionët” u ftua si mysafir nderi në ditën e komunës, njofton Klankosova.tv.

Gazeta boshnjake Istraga.ba ka sjell lajmin duke u mbështet në fotografi dhe në kofirmimin zyrtar se i dënuari me 20 vjet burgim, por nga të cilat i vuajti vetëm 16, ishte i pranishëm në këtë manifestim të datës 11 mars, dhe atë bashkë me ministrin serb të punëve të brendshme, Aleksandar Vulin.

Edhe në njoftimin zyrtar nga zyra e këtij të fundit, shihet Cvjetan si i pranishëm në sallë.

Në masakrën e kryer nga Cvjetan në Podujevë, ishin vrarë 19 civilë, gra, pleq e fëmijë.

Lajmet Krimineli Sasha Cvjetan mysafir nderi në qytetin e gjenocidit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!