Murati, deputetëve: Po bëjmë gjithçka që është e mundur që të përshpejtohet procesi i Kosovës për në NATO

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka replikuar deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhës, duke i thënë se janë duke punuar për rrugën transatlantike të Kosovës.

“Ne si qeveri po bëjmë gjithçka që është e mundur t’i adresojmë kërkesat tona, por edhe të paraqesim situatën karshi partnerëve tanë

“Në mënyrë që të lehtësohet apo përshpejtohet procesi i integrimit në strukturat euroatlantike, kështu që të jeni të sigurt se ne po bëjmë gjithçka që është e mundur”, ka thënë Murati në seancën e sotme të Kuvendit, njofton Klankosova.tv.

Hoxhaj i kishte kërkuar qeverisë dhe kuvendit që ta kenë prioritet anëtarësimin në NATO.

Lajmet Murati, deputetëve: Po bëjmë gjithçka që është e mundur që të përshpejtohet procesi i Kosovës për në NATO >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!