Nëna i raporton si të zhdukur, të miturit i gjen policia në Prishtinë me veturë të vjedhur (VIDEO)

Një grua në Prizren ka raportuar të shtunën në polici se tre djemtë e saj të mitur kanë dalë nga shtëpia dhe se nuk di gjë për vendndodhjen e tyre.

Lidhur me këtë, sot në emisionin Infoklania në radion Rahoveci.info FM është intervistuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të miturit janë gjetur në Prishtinë.

“Pas një pune hetimore është arritur të identifikohet vendndodhja e tyre, të cilët janë gjetur në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë, pastaj të njëjtit janë shoqëruar në Prizren dhe janë intervistuar në praninë e prindit që e ka raportuar rastin”.

“Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë mjaft e mirë, mirëpo gjatë intervistimit ata kanë deklaruar se ditën kur i ka raportuar prindi si persona të zhdukur, të njëjtit kanë kryer një vepër penale, pra e kanë vjedhur një veturë dhe me të kanë udhëtuar për në Prishtinë”.

Gashi po ashtu sqaroi se rasti i veturës është i raportuar si rast vjedhjeje në stacionin policor në Prizren.

Të miturit pas kësaj janë kthyer në shtëpi.

Lajmet Nëna i raporton si të zhdukur, të miturit i gjen policia në Prishtinë me veturë të vjedhur (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!