Punonjësit e administratës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës pezullojnë grevën

Greva e punonjësve të administratës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës është pezulluar.

“Këshilli Grevist i Prokurorisë Themelore në Prishtinë njofton se pas takimeve të mbajtura me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), janë dakorduar që të pezullohet greva njëmujore dhe t’u jepet hapësirë institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave legjitime të punonjësve të administratës në një afat të arsyeshëm kohor”, thuhet në njoftimin e këtij këshilli.

Megjithatë, ky këshill ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë në realizimin e kërkesave të veta.

“Këshilli Grevist i kësaj prokurorie shpreh vendosmërinë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre, njëherësh shprehin konsideratë për gatishmërinë dhe përkushtimin e KPK-së dhe SKPK-së për të mbështetur kërkesat e punonjësve të administratës nga dita e parë e fillimit të grevës”.

Lajmet Punonjësit e administratës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës pezullojnë grevën >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!