“Dardanët” me baner drejtuar Andi Zeqirit: “Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares”

Futbollisti i Zvicrës Andi Zeqiri, ishte më i papëlqyeri për “Dardanët”.

Ai ishte i padëshiruar për tifozët e Kosovës të cilët ishin të pranishëm të ndeshjen miqësore Zvicër – Kosovë, e cila përfundoi me rezultat 1:1.

Zeqiri bile u fërshëllye nga ata me të hyrë në lojë.

E në tribuna ishte vendosur një banerë që shkruante “Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares”.

Kjo si shkak sepse para disa vitesh ai ishte në prag që ta veshte fanellën e Kosovës por në fund ai kishte ndërruar mendje.

Që i kishte mbetur hatri me këtë veprim të futbollistit e tha edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Lajmet “Dardanët” me baner drejtuar Andi Zeqirit: “Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares” >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!