I gjithë Cyrihu frymon shqip, shqiptarët zviceranë luajnë përballë Kosovës në miqësore speciale

Përfaqësuesja e Kosovës sot (e martë) do të përballet me Zvicrën, në kuadër të ndeshjeve miqësore.
Takimi që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Cyrihu.
Kjo është hera e parë që Dardanët luajnë me Helvetikët dhe natyrisht se do të jetë një ndeshje speciale.
Speciale për aspektin se nga ana e Zvicrës luajnë lojtarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri dhe Admir Mehmedi.
Që të katër lojtarët janë shqiptarë, por të lindur e të rritur në shtetin evropian – e asnjëherë nuk e kanë mohuar prejardhjen e tyre, por zgjedhja se për kë të luajnë kishte rrethana tjera.
Kosova natyrisht se do të sfidojnë vetën edhe më shumë ndaj një kundërshtari të tillë, pas fitores 5-0 ndaj Burkina Fasos.
Nga ndeshja e fundit u pa se lojtarët janë në formë të mirë dhe Alain Giresse që debutojë, do të shpresojë që në këtë takim t’i shfaq edhe më mirë taktikat e tij. /Rahoveci info/
Lajmet I gjithë Cyrihu frymon shqip, shqiptarët zviceranë luajnë përballë Kosovës në miqësore speciale >> Rahoveci info.