Komuna e Rahovecit përfiton grante për të rinjtë e moshës 15 dhe 24 vjeç

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rinin dhe Sport, Afrim Dina, kanë pritur në takim përfaqësueset nga Banka Botërore.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimit është diskutuar për projektin “Komunat për të rinjtë”, që financohet nga Qeveria Japoneze përmes mbështetjes së marrë në kuadër të Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore e që realizohet në bashkëpunim me MAPL dhe CDF.

Latifi ka thënë se Rahovecit është një ndër 10 komunat përfituese, prandaj të rinjtë mes 15 dhe 24 vjeç mund të aplikojnë për grante me shumë nga 1,000 deri në 24,000 euro.

“Kam pritur në takim, përfaqësueset nga Banka Botërore, ku bashkë diskutuam për projektin “Komunat për të rinjtë” që financohet nga Qeveria Japoneze përmes mbështetjes së marrë në kuadër të Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore e që realizohet në bashkëpunim me MAPL dhe CDF. Rahoveci është një nga 10 komunat përfituese, andaj të gjithë të rinjtë e grupmoshave 15 – 24 vjeç, kanë mundësinë të aplikojnë për grante që variojnë nga 1000 – 24.000€, me projekte që synojnë të përmirësojnë përfshirjen socio-ekonomike të të rinjve. Mbështetja për të rinjtë është pikënisja e së mbarës, të cilën vazhdueshëm e kemi ofruar dhe do ta ofrojmë, pa mëdyshje”, ka thënë Latifi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!