Reagimi i Melindës pas incidentit në Vjenë: Kam pas shumë frikë…

Pas menaxherit Granit Muhaxherit, lidhur me incidentin në koncertin në Vjenë ka reaguar edhe vetë reperja Melinda Ademi.

Gjatë koncertit, reperja përjetoi një situatë të pakëndshme. Gjatë performancës, Melinda derisa po afrohej tek fansat, njëri nga ta ia kapi këmbën dhe nuk e lëshonte.

Ka pasur një reagim të menjëhershëm nga sigurimi dhe menaxhmenti i saj për t’i dalë në ndihmë reperes. Për sulmin ndaj fansit, Muhaxheri ka kërkuar falje edhe është shprehur se një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë më parë.

Lidhur me rastin që i ka ndodhur, Melinda ka thënë se u frikësua pasi fansi ia kapi këmbën, por tani ndjehet keq për ata që ka ndodhur.

“Është shumë e frikshme për një femër me të kap për këmbe ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe nga paniku e madhe nuk kam ditur as si të reagoj por kam dashur të marrë telefonin dhe të bëj një video e dhe të them në mikrofon që nuk është gjë e mirë me kap një femër për këmbe sepse ajo mundet të rrëzohet , me u lëndua ose diçka edhe më e keqe. Do të thotë në ato momente nuk isha vetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar”, ka shkruar ndër të tjera Melinda në Instagram./21Media

Lajmet Reagimi i Melindës pas incidentit në Vjenë: Kam pas shumë frikë… >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!