Zelensky i drejtohet vendeve perëndimore: Frika të bën gjithmonë bashkëpunëtor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë një embargo të naftës.

Në fjalimin e tij përmes një video-mesazhi, ai kritikoi ashpër natyrën “pasive” të disa sanksioneve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky tha se nëse “sanksionet e forta parandaluese”, do të ishin miratuar nga fuqitë botërore më herët, mund të kishin parandaluar pushtimin.

“Lufta ka filluar,” tha Zelensky. “Ka shumë sugjerime dhe paralajmërime se sanksionet e supozuara si më të ashpra, si embargo ndaj furnizimeve ruse të naftës në Evropë, do të vendosen nëse Rusia përdor armë kimike.

“Thjesht nuk kam fjalë. Ne, që kemi mbetur gjallë, duhet të presim. A nuk është gjithçka që ushtria ruse ka bërë deri më sot një embargo nafte?

Zelensky tha se ai planifikon t’u drejtohet parlamenteve të disa vendeve këtë javë për t’i kërkuar atyre që të ofrojnë më shumë armë.

“Ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm sepse dikush nuk mund të gjejë guximin e mjaftueshëm për të dorëzuar armët e nevojshme,” tha ai.

“Frika të bën gjithmonë bashkëpunëtor”.

Lajmet Zelensky i drejtohet vendeve perëndimore: Frika të bën gjithmonë bashkëpunëtor >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!