Apple thuhet se po planifikon një MacBook Air të ri

Ridizajnimi i ardhshëm i MacBook Air i Apple është raportuar gjerësisht, por informacionet e reja sugjerojnë se ai mund të vijë në dy madhësi.

Raportohet se Apple, po punon në një version 15-inç të laptopit së bashku me modelin 13-inç, që mund të ketë edhe një ekran pak më të madh.

Analisti i TF International Securities, Ming-Chi Kuo vazhdoi raportin, duke thënë se prodhimi masiv pritet të fillojë në tremujorin e katërt të vitit 2023.

Kuo thotë gjithashtu se laptopi është duke u projektuar për të përdorur të njëjtin adabter 30W si MacBook Air, që do ta vendoste atë shumë më poshtë se makineritë më të fundit MacBook Pro për sa i përket konsumit të energjisë.

Së fundi, Kuo vëren se ky laptop i ri “mund të mos quhet MacBook Air”, që është më shumë një çështje e markës se çdo gjë tjetër dhe ka gjasa të jetë në fushën e spekulimeve për një produkt që është aq larg prodhimit.

Bloomberg raportoi në fillim të vitit të kaluar se Apple kishte konsideruar të bënte një MacBook Air 15 inç së bashku me ridizajnimin 13 inç, por në fund vendosi të mos e prodhonte. /Rahoveci.INFO/

Lajmet Apple thuhet se po planifikon një MacBook Air të ri >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!